Botë

Pompeo kritikon Rusinë dhe Kinën për veton në rezolutën për Sirinë

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka kritikuar veton e përdorur nga Rusia dhe Kina kundër një rezolute të përpiluar për Sirinë.

Pompeo e ka quajtur të turpshëm përdorimin e të drejtës së vetos nga ana e Rusisë dhe Kinës kundër kësaj rezolutë.

Rusia dhe Kina ditën e premte në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB kanë vendosur veton kundër një rezolute të përbashkët të propozuar nga Belgjika, Gjermania dhe Kuvajti për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri. Rezoluta propozonte dërgimin e ndihmave humanitare në Siri nëpërmjet pikave kufitare nga Turqia dhe Iraku, pa pasur nevojën për të marrë leje nga qeveria siriane.

Rusia dhe Kina, para votimit të kësaj rezolute, e kanë quajtur atë ‘metodë për të keqpërdorur gjendjen humanitare në Siri’ dhe theksuan se kjo është shkelje e sovranitetit të Sirisë.

Konflikti në Siri filloi në vitin 2011 ndërsa mendohet që deri më tani mbi 330 mijë persona janë vrarë dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.