Lajme

Policia realizon fushatë vetëdijesimi “Mos drejto mjetin nën masa ndaluese”

By GAZETA SCANNER 1

May 14, 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, është duke realizuar fushatë vetëdijesimi për drejtuesit e mjeteve, referuar Ligjit të ri për Rregullat e Trafikut Rrugor dispozitat e të cilit parashohin gjoba për shoferët që drejtojnë mjetet nën masat ndaluese.

Me qëllim të sensibilizimit të shoferëve dhe pronarëve të automjeteve, në kuadër të kësaj fushate janë duke u shpërndarë fletushka me moton ,, Mos drejto mjetin nën masa ndaluese ”. Krahas shpërndarjes së fletushkave, policia në vazhdimësi po informon drejtuesit e mjeteve për pasojat dhe masat ndëshkimore që parashihen me dispozitat e Ligjit për Rregullat në Trafik, ku ndaj kundërvajtësit, parashihet gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, marrja e patentë shoferit për gjashtë (6) muaj, si dhe i sekuestrohet përkohësisht automjeti.