Lajme

Policia rajonale e Prishtinës sekuestron 7 armë zjarri

By GAZETA SCANNER 1

May 20, 2024

Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 189 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestrua 7 armë zjarri.

Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3854 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.