Policia e Kosovës ka publikuar një video me pamje nga aksioni i djeshëm në objektet e strukturave paralele të Serbië në veri të vendit.
Në këtë video, policët shihen teksa konfiskojnë disa kompjuterë, letra e gjëra të tjera, të cilat gjindeshin në këto objekte.
Sjellim ndër mend që ShBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe BE-ja kanë reaguar ashpër në lidhje me këtë aksion policor.
Në mëngjes, disa orë pas këtij aksioni, KFOR-i ka shtuar prezencën e tij mbi Urën e Ibrit.