Lajme

Policia njofton për tri vdekje brenda 24 orëve

By GAZETA SCANNER 1

July 30, 2023

Policia e Kosovës njofton për tri vdekje brenda 24 orëve në raportin e saj të përditshëm.

Një person është gjetur të shtunën rreth orës 18:00 pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Rasti është hapur si “hetim mbi vdekjen”, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë 29.07.2023-18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur në QKUK, pasi aty po trajtohej nga data 21 qershor e këtij viti.

Rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje”.

“Kamenicë 21.06.2023 – 15:00. Lidhur me rastin, nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, kishte ndërruar jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.

Gjithashtu një “vdekje e dyshimtë” ka ndodhur në Prizren. Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

“Prizren 29.07.2023 – 12:04. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.