Lajme

Policia në zyrat e Insajderit, gazetarët rrëfejnë ngjarjen

Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që të inicojë rast për veprën “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Pikërisht nga kjo zyrë, një ditë më parë doli lajmi se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk nënshkroi kontratën me Pfizer dhe Biontech.

E ky veprim i Vitisë do të rrezikonte sigurimin e vaksinave, kundër virusit korona.

Ishte ky lajm i gazetës Insajderi, që mobilizoi qeverinë për të mbajtur konferencë mbrëmjen e së premtes.

Madje këtu ministri Arben Vitia duke thënë se lajmi është i pavërtetë dhe i dëmshëm pasi që të dhënat janë konfidenciale, kërkoi veprim të organeve të drejtësisë.

I menjëhershëm ishte veprimi i Prokurorisë.

Veçse pasi që Prokuroria, autorizoi Policinë e Kosovës që të inicojë rast për veprën “zbulim i fshehtësisë zyrtare”, duke thënë se hetimi do të bëhet ndaj personave zyrtarë, dikush tjetër u ftua për intervistim.

Ndonëse prokuroria deklaroi se cak i hetimeve nuk janë mediat, hetuesit shkuan në gazetën Insajderi

Sipas readaktorit, Visar Duriqit, policia kishte kërkuar që gazetarët të tregonin burimin e lajmit.

Pas kësaj Drejtori i gazetës Parim Olluri, shkoi për intervistim në Departamentin për Krime të Rënda në Policinë e Kosovës.

E sipas Flutura Kusarit, një kërkesë e tillë është në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë.

Ndonëse për këtë ngjarje ministri reagoi gjatë së premtes, autorja e këtij teksti, Drenusha Canolli thotë se kishin kërkuar ditë më parë një sqarim nga Ministria e Shëndetësisë.

Për veprimet e Policisë së Kosovës ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët kanë thënë që intervistimi i drejtorit të Gazetës Insajderi, është i papranueshëm.

Përgjigjie për cështjen e vaksinave kishte dhënë edhe kompania Pfizer.

Gjatë së premtes ata thanë se janë në diskutime me Qeverinë e Kosovës për t’ua mundësuar marrjen e vaksinave dhe informatat e tjera janë konfidenciale. /T7/

Video: KËTU