Lajme

Policia ndalon dy të dyshuar për shpërndarje të fletushkave në veri

By GAZETA SCANNER 1

February 14, 2024

Policia e Kosovës kanë kryer bastisje në katër lokacione në veri të Mitrovicës. Gjatë aksionit, janë arrestuar dy persona si të dyshuar për shpërndarjen e fletushkave kërcënuese në të cilat bëhej thirrje për ta kundërshtuar “policinë e Kurtit”, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Konfirmimin për Insajderin e ka bërë zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Elshani bëri të ditur se të dyshuarit janë duke u intervistuar.

“Sot gjatë orëve të pasdites në Mitrovicën e Veriut i kemi bastis 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndalu dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera. Të dyshimtët e ndaluar G.K. (1978) dhe D.S.(1971)”, tha Elshani.