-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Policia ndaloi tre persona që planifikonin të mbanin liturgji në Kishën Ortodokse

- Advertisement -

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me rastin tek Kisha Ortodokse në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar se rreth orës 04:30, është ndaluar një veturë me tre persona, dy nga të cilët shtetas të huaj.

Borovci theksoi se në ndërkohë që janë kryer veprime te nevojshme verifikuese nga ana e policisë, të njëjtit janë lënë të lirë për të vazhduar tutje.

“Ndërlidhur me pretendimet për ndonjë aktivitet fetar, përveç liturgjisë së Kishës Ortodokse që po vazhdon të mbahet në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës nuk kanë ndonjë aktivitet tjetër të paralajmëruar. Ky aktivitet ka qenë i paralajmëruar dhe për aq sa i takon policia po monitoron ngjarjen për të lehtësuar rrjedhën normale të tij”, ka thënë Borovci.​

Famullitari Stanisha Arsiq nga Kisha Ortodokse e Kosovës ka thënë që Policia e Kosovës ua ndaloi zhvillimin e liturgjisë në Kishin e Shpëtimtarit në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

“Sot rreth orës pesë e gjysmë, klerikët nga Kisha e Shën Nikollës janë nisur për të shërbyer Liturgjinë e Shenjtë me rastin e Ditës së Shpëtimtarit në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë, mirëpo një polic na ndaloi ta zhbllokojmë kishën, afër nesh ishte një kordon prej tetë policësh, ndërsa në anën tjetër vumë re edhe dy vetura të tjera me policinë, për të na penguar të mbajmë liturgjinë”,  ka thënë Stanisha për Kosovo-Online.

Ai shtoi se priftërinjtë dhe besimtarët u detyruan të kthehen në kishën e Shën Nikollës pas ndërhyrjes së policisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit