Lajme

Policia konfiskon 58 patentë shoferë

By GAZETA SCANNER 1

February 02, 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 58 patentë shofer gjatë së mërkurë. Sipas njoftimit, policia ka vendosur e realizuar 589 pika kontrolli për automjete.

“Në të gjithë vendin policia ka vendosur e realizuar 589 Pika Kontrolli për Automjete (PKA), ku janë kontrolluar pjesëmarrësit në trafik (kryesisht ngasësit e automjeteve), duke i dhënë rëndësi kontrollit dhe respektimit të rregullave të trafikut dhe dokumentacionit për vetura. Për ata drejtues të automjeteve që kanë bërë shkelje më të rënda në trafik, duke u bazuar në ligjet që rregullojnë këtë fushë, policia ka konfiskuar 58 patentë shofer”, thuhet ndër të tjera në njoftim.