Lajme

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi, dyshoht për vrasje në tentativë

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2024

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një personi të quajtur Bardhyl Prekorogja nga Kamenica.

Personi dyshohet për veprat penale “vrasje në tentativë” si dhe “mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve”.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Gjilanit, kërkon personin në kërkim, Bardhyl (Florim) Prekorogja

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për lokalizimin dhe arrestimin e personit në kërkim:

PËRSHKRIMI I TË DYSHUARIT:

Emri: Bardhyl (Florim) Prekorogja

Datëlindja: 27/05/1999

Adresa e banimit: Fshati Busavatë, Komuna e Kamenicës

KATEGORIA E VEPRAVE PENALE:

Vrasje në tentativë

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Policia e Kosovës ka ndërmarrë dhe vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Me këtë qëllim, kërkojmë nga të gjithë qytetarët dhe mediat që, nëse kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës.

SI TË LAJMËRONI POLICINË:

Vizitoni stacionin më të afërt policor

Përdorni aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”

Dërgoni email në: info@kosovopolice.com

Telefononi në numrat kujdestarë: 192 ose 038 508 07001

Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Policia e Kosovës