Lajme

Policia kërkon identifikimin e gruas në foto- dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj

By GAZETA SCANNER 1

February 27, 2024

Njësiti i hetimeve të stacionit policor ‘Qendra’ në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

https://www.facebook.com/share/p/hya5pThTEM63iKSA/?mibextid=oFDknk