8.1 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu disa vetura në Veternik

- Advertisement -

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri sot në parkingun e një qendre tregtare në Veternik të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:40, ku nuk raportohet për të lënduar ndërsa dëme materiale janë shkaktuar në 7 apo 8 vetura.

Rreth orës 13:40 në Veternik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri, i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa të tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve, të cilët lokalizuan zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura”, kanë thënë nga policia.

Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit