Lajme

Policia jep detaje për vrasjen e 29 vjeçarit në Malishevë, tetë të arrestuar

By GAZETA SCANNER 1

September 01, 2023

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen në Malishevë ku një 29-vjeçar ka mbetur i vdeku rnë fshatin Balincë të kësaj komune, pasditen e djeshme.

Sipas Policisë deri te vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje në mes të dy grupeve, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri duke i sjellë lëndime vdekjeprurëse viktimës.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tetë të dyshuar, të cilët janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu në vendin e ngjarjes si dëshmi materiale është konfiskuar në pistoletë.

“Malishevë 31.08.2023-13:26. Pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të dyshuar meshkujsh kosovar, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë si dëshmi materiale, ndërsa janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

Ngjarja me epilog tragjik për 29-vjeçarin u raportua të ketë ndodhur në tregun e druve.