Lajme

Policia jep detaje për rastin në Kçiq të Madh: Bombola ishte në bodrumin e shtëpisë

By GAZETA SCANNER 1

January 14, 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin që ndodhi në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës së Jugut, ku ka shpërthyer një bombolë gazi e të lënduar janë 14 persona.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se bombola e gazit ishte në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin anëtarët e një familjeje, përfshirë edhe ata nga diaspora

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale”.

“Në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftim.