Lajme

Policia jep detaje për rastin e mbrëmshëm ku pati të shtëna armësh në Prishtinë

By GAZETA SCANNER 1

June 14, 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin e saj 24 orësh, për rastin e të shtënave me Kallashnikov në Prishtinë.

Sipas raportit pas një zënke njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë të tipit Kallashnikov, por që i dyshuar ende është në arrati.

Raporti tregon se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës