Lajme

Policia jep detaje për djegien e vilës së deputetit Bajqinovci në Podujevë

By GAZETA SCANNER 1

September 25, 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e vilës së deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit.

Sipas policisë, nuk dihen rrethanat në të cilat është përfshirë nga zjarri vila e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Raporti i plotë:

ZJARRVËNIE

Podujevë 15-24.09.2024 – NN. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia-vila e viktimës mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore.