Lajme

Policia jep detaje: Armatimi u gjet në banjon e hotelit “Rajska Banja”

By GAZETA SCANNER 1

August 17, 2024

Policia e Kosovës përmes raportit të përditshëm ka dhënë detaje në lidhje me armatimin që ka gjetur të premten në hotelin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit.

Në raport thuhet se armatimi u gjet në banjon e këtij hoteli, i cili dyshohet se ka qenë aty që nga sulmi në këtë fshat nga grupi kriminal i serbëve ndaj Policisë së Kosovës në shtator të vitit të kaluar.

“Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjon e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Të premten, Policia e Kosovës ka njoftuar se në hotelin “Rajska Banja” ka konfiskuar një AK-47, karikatorë, fishekë, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, thikë, antiplumb e pajisje të tjera.