Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për “Vrasje në tentativë” që kishte ndodhur në Nashec të Prizrenit.
I dyshuari është Besnik Beqir Ukaj, i lindur më 30 gusht 1987.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.