Lajme

Policia e Kosovës me aksion në veri, konfiskon municion te rëndë

By GAZETA SCANNER 1

October 07, 2024

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Mitrovicë të Veriut

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

”Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovica Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje. Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka has dhe ka sekuestruar 1 AK-47 2 Granata Dore M-75 2 Radiolidhje 2Antiplumba Kapelë Dorëza Çanta Ushtarake Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës Harta Rrip brezi Sprej Thikë Shall kamufllazhi etj”.

Lidhur me aksionin Elshani është shprehur dy persona të dyshuar – njëri me iniciale A.J. i lindur më 1992 dhe V.J. i lindur më 1978, nuk janë hasur në shtëpi, por tashmë janë shpallur në kërkim.