Lajme

Policia e Kosovës jo në greva

Prishtinë, 12. 12.2019 – Sindikata e Policisë së Kosovës nuk do t’i bashkangjitet protesës së nesërme, që është paralajmëruar nga disa sindikata për të kundërshtuar vendimin Gjykatës Kushtetuese, e cila sot ka vendosur për pezullimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik deri më 30 mars të vitit të ardhshëm, duke aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit për caktimin e masës së përkohshme.

Nënkryetari I Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli, tha se kjo sindikatë është e pakënaqur me këtë vendim të kësaj gjykate.

“Nesër kemi ftuar Këshillin Ddrejtues dhe do ta shqyrtojmë këtë çështje për hapa të mëtutjeshëm, ne nuk e kemi pritë këtë vendim”, ka thënë Tasholli për Indeksonline.

Ndryshe, të enjten, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Ligji për Pagat të pezullohet menjëherë.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Avokatit të Popullit që të pezullohet ligji i ri i cili shkaktoi shumë debate.

Ligji për Pagat ka hyrë në fuqi më 2 dhjetor 2019, dhe pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së Ligjit.