Lajme

Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar që shkaktoi dhunë ndaj KFOR-it me 29 maj në Zveçan

By GAZETA SCANNER 1

July 24, 2024

Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveqan, dhe si i dyshuar për veprat penale:

* Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës * Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare * Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe *Sulm ndaj personit zyrtar