Lajme

Policia e Kosovës arreston një person në Jarinjë, dyshohet se është pjesëtar i xhandarmërisë serbe

By GAZETA SCANNER 1

February 09, 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në pikën kufitare të Jarinjës. Zv.drejtor i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin për Indeksonline-n.

“Po, një person është ndaluar në pikën kufitare në hyrje të Jarinjës, lidhur me dyshimin se ka bërë fotografim të paautorizuar”, ka thënë ai.

Burime të Indeksonline-it bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Aleksandër Q.