Lajme

Policia e “bllokon” hotelin ku kryetarja e Speciale do të zhvillojë takim, shkak protesta e PSD-së

By GAZETA SCANNER 1

November 29, 2023

Hoteli ku pritet të mbajë Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova takim me përfaqësues të shoqërisë civile, është mbushur me zyrtarë policor, raporton Ekonomia Online.

E gjithë kjo, për shkak të paralajmërimit për protestë nga Partia Socialdemokrate.

Edhe veteranët i janë bashkuar protestës së PSD kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale.