Ekonomi

Policia bllokon 10 milionë dollarë donacione për protestuesit në Hong Kong

Policia e Hong Kongut njoftoi të enjten se ka bllokuar 10 milionë dollarë nga një fond dhurimesh në ndihmë të protestuesve pro-demokracisë dhe se kishte arrestuar nën dyshimet për pastrim parash katër anëtarë të tij.

Policia tha se hetimet ishin përqendruar tek “Spark Alliance”, një platformë në internet jo-fitimprurëse e formuar në vitin 2016 e cila mbledh donacione për të siguruar mbështetje për kritikët politikë të autoriteteve pro-Pekinit.

Kjo është një prej dy platformave që mbledh miliona dollarë për ndihmë ligjore e çështje të tjera për personat e arrestuar gjatë protestave pro-demokracisë që kanë nisur në muajin qershor.

Por sipas policisë një pjesë donacioneve ishin përdorur nga pronarët e platformës për financimin e aktiviteteve të tjera.

“Zbuluam se paratë e dhuruara ishin transferuar në një kompani të regjistruar në parajsë fiskale dhe një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave ishin investuan për të blerë siguracion personal” u tha gazetarëve shefi i policisë Chan Wai-kei.

Katër persona të moshës 17 dhe 50 vjeç (tre burra dhe një grua) u arrestuan për pastrim parash, përfshirë drejtorin e dyshuar të kompanisë fantazmë.

Chan nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së gazetarëve nëse dhurimi i fondeve për mbrojtje ligjore për protestuesit e arrestuar mund të konsiderohej si pastrim parash.

Muajin e kaluar “Spark Alliance” njoftoi në Facebook se banka HSBC kishte pezulluar llogarinë e saj pa u dhënë asnjë shpjegim.

Por as Spark Alliance dhe as HSBC nuk i janë përgjigjur ende kërkesave për komente mbi këtë çështje.