Lajme

Policia arreston dy persona të dënuar, njëri me 4 e tjetri me 3 vjet burgim

By GAZETA SCANNER

September 20, 2024

Nga zyrtarët policor në dy lokacione të ndara, në Prishtinë dhe Obiliq, janë arrestuar dy persona të cilët  kërkoheshin me nga dy urdhëresa aktive të gjykatës.

Personat dyshuar: F.S., mashkull, 24-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i arrestuar në Obiliq, është i dënuar me burgim, (4 vite e dy muaj) për veprat vjedhje dhe vjedhje e rëndë dhe V.K., mashkull, 42-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i arrestuar në Prishtinë, është i dënuar me  burgim, (3 vjet) për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje dënimi.