5.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Polici i suspenduar Amir Hoxha merr këtë vendim

- Advertisement -

Polici Amir Hoxha tani është i njohur për publikun, pasi u suspendua pas një statusi në Facebook ku kritikonte harxhimet e mëdha të deputetëve dhe tregonte faktin që policët nuk po marrin shujtat që u takojnë.

Hoxha ishte suspenduar e më pas i ishte zgjatur kjo masë, me arsyetimin se ka shkelur kodin e brendshëm diciplinor të Policisë.

E disa ditë pas kësaj mase, zyrtari policor duket se ka marrë mjaft shumë mesazhe dhe nuk po ndihet i sigurt, andaj ka mbyllur facebookun për shkak të sigurisë personale.

“Miq te nderuar ju informoj qe per shkak te sigurise time personale dhe ruajtjes se shendetit tim dhe te familjes time po e mbyll faceebook tim perkohesisht”, ka shkruar polici Hoxha.

Në fund, ai ka cituar një shkrimtar të njohur shqiptar, ku thotë se do të jetojë këtu qoftë edhe me dhimbje. Nuk dihet saktë për cfarë dhimbje e as për cfarë cënimi të sigurisë e ka fjalën polici.

“Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje…”, ka cituar Mitrush Kutelin, polici kosovar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit