Faqja e fshatit, Samadrexha të Vushtrrisë, ka treguar se varrimi i policit të vrarë në Polici të Kosovës, Afrim Bunjakut do të bëhet të hënën (nesër) në ora 16:00.
Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Samadrexhë.
”Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku. I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim.
Afrim Bunjaku u vra nga një grup terrorist të dielën në Veri të Kosovës.
Për këtë ka pasur reagim nga bashkësia ndërkombëtare duke e dënuar sulmin.