Lajme

Policët presin vendimin e Kushtetueses

Sindikata e Policisë së Kosovës në Prishtinë nuk do të jetë pjesë e protestave për Ligjin e Pagave. Në një komunikatë për media, Sindikata e Policisë sqaron se në një takim të Këshillit Drejtues të Sindikatës është diskutuat situata e re e krijuar pas pezullimit të ligjit të pagave nga Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës.

“Këshilli Drejtues i Sindikatës të Policisë së Kosovës ka marrë vendim që të pritet gjerë nê marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, bazuar në atë se Policia e Kosovës si institucion i zbatimit te ligjit, vendimet e Gjykatave të Republikës së Kosovës nuk i interpretojmë apo diskuton, por kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që çështjen e ligjit të pagave ta trajtoj me prioritet”, thuhet në komunikatë.

Por, Sindikata kërkon nga institucionet e vendit që të gjitha të drejtat dhe obligimet që burojnë nga Ligji i pagave të zbatohen në mënyrë retroaktive nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka marrë dje masë të përkohshme për Ligjjn e pagave, vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi, me kërkesë të Avokatit të Popullit!