Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Dumnicë e poshtme të Podujevës.
Raportohet se rreth orës 16:25, një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij rasti.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë së Ligjore për obduksion.
Rasti po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen”.