Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka treguar për një arrestim në Podujevë.
Personi i arrestuar dyshohet se bashkëjetonte me një vajzë të mitur.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë 19.04.20924-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me dyshimin për bashkëjetesë me viktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin 24-orësh.