Rozë

“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’”, Blero befason me reagimin

By GAZETA SCANNER 1

May 11, 2024

Blero Muharremi së fundi ishte i ftuar përballë ish-partnerës së tij Afrona Dikës, në podkastin e saj, “Talk with Afrona”.

Ish-çifti u përballën edhe njëherë me njëri-tjetrin, duke zhvilluar një intervistë të sinqertë gjatë së cilës nuk munguan edhe lotët.

Intervista nuk ka dalë akoma, por kudo në rrjete sociale u përfol se mos kishte lindur diçka mes tyre, Blero u detyrua të bëjë një sqarim.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram ai shkroi: “Më duhet të qartësoj diçka. Është keqkuptuar totalisht podcasti im me Afronën. Podcasti ka qenë me një qëllim të mirë për të dhënë një mesazh të mirë se duhet të komunikojmë gjithmonë hapur dhe pse dikur keni qenë çift dhe me ndryshu raportin në diçka të shëndetshme dhe njerëzore. Por nuk do isha i drejtë nëse do thoja se nuk ka pasur edhe një qëllim tjetër pas kësaj. E kam kuptuar se mundet edhe dikush tjetër të preket prej kësaj por nuk më ka interesuar sepse edhe ajo nuk është ndarë në mënyrën e duhur. Tani vijmë te thelbi për të cilin është shkruar ky status, që të ndalohen aludimet. Ndjenjat e mia i përkasin plotësisht personit të fundit me të cilën kam qenë në lidhje, që do të thotë “bebes”. Statusi im është single që ta qartësojmë dhe këtë çështje”.