Trajneri Mauricio Pochettino nuk do të jetë trajner i Chelseat edicionin tjetër.
Mediumet britanike kanë raportuar të martën se Pochettino është larguar nga Chelsea. Mësohet se marrëveshja për largim ishte e dyanshme pas takimit të përbashkët mes Pochettinos dhe zyrtarëve të Chelseat.
Largimi i tij është konfirmuar edhe nga Chelsea, ekip që ka falënderuar trajnerin argjentinas për punën e bërë.
Pochettino verën e shkuar u emërua trajner i Chelseat dhe synimet ishin të mëdha, por këtë edicion londinezët e përfunduan pa trofe dhe në pozitën e gjashtë në Premier League.