Sport

Pochettino merr trofeun e parë me PSG

Mauricio Pochettino ka fituar trofeun e parë me skuadrën e tij të re Paris Saint-Germain duke mposhtur Marseille me rezultat 2-1. Icardi dhe Neymar shënuan për PSG derisa për Marseille shënoi Payet

Paris Saint-Germain kanë fituar sot Superkupën e Francës duke e mposhtur Marseille me rezultat 2-1.

I njohur me emrin Trophes des Campiones, PSG e nisi shumë mirë këtë ndeshje ku epërsinë e parë e arritën në minutën e 39-të te pjesës së parë me anë të Mauro Icardit.

Pas këtij goli nuk pati gola deri në minutën e 85-të te ndeshjes. 

Gol në këtë minutë do të shënonte i rikthyeri nga lëndimi Neymar duke shënuar nga penalltia.

Marseille do të arrinte që ta ngushtonte epërsinë me Payet që do të shënonte gol në minutën e 89-të te ndeshjes, por që ky gol nuk do të mjaftonte për ta rikthyer në lojë skuadrën e tij.

Ky është trofeu i parë i trajnerit të ri të PSG, Pochettino dhe atë e merr kundër një rivali të përjetshëm të PSG, ish skuadrës së Lorik Canës, Marseille.