Lajme

Po udhëtonte nga Aeroporti i Prishtinës, gjatë kontrollit i gjenden 10 fishekë

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një pasagjeri në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, i janë gjetur 10 fishekë.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur të dielën.

“Gjatë kontrollit në shkuarje tek i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar 10 fishekë të kalibrit 7.62mm.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.