Lajme

“Po të ishte dikush si Merkeli, Vuçiqi do ta njihte në njëfarë mënyre Kosovën”, ish-presidenti slloven komenton marrëveshjen Kosovë-Serbi

By GAZETA SCANNER 1

November 08, 2023

Një koment mjaft interesant e ka bërë ish-Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, duke deklaruar që po të ishte ndonjë liderë aktualë tash si dikur ish-Kancelarja Federale Gjermane, Angela Merke, “(Presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq do ta njihte Kosovën në njëfarë mënyre”.

Nëse do të ishte dikush sikurse ish-kancelarja Merkel, prej vitit 2011 deri në 2013, unë do të prisja që Vuçiçi t’i mbante premtimet që i ka bërë në Bruksel dhe Ohër dhe ta mbante Serbinë në anën perëndimore, por edhe të njihte Kosovën në njëfarë mënyre”, ka thënë ai për televizionin publik kroat “HRT”.