Gazetari Adrian Çollaku ka debatuar keq me deputetin e VV-së, Enver Dugolli.
Çollaku i ka thënë se i dhimbset Dugolli, pasi nuk po distancohet nga Kusari-Lila.
“Ndjej keqardhje. Pse e ki këtë qëndrim. Po më dhimbesh. Një deputet e mbron një shefe të grupit, që ia ke nxjerr sytë secilit. Qaq kanë hipokrizi, edhe folin msheftë edhe e mbrojnë. Qite Mimozën vare në kornizë të fotografisë, nuk e kam problem. Ju takon, me thanë po ka fol, duheni me mbajt përgjegjësi”, tha Çollaku në Kanal10.
“Dhimtën mbaje për veti”, ia ktheu Dugolli.