Rozë

“Po lë garën për shkak të vajzës”- Dalja e dyshimtë e Robert Berishës, Xhensila publikon datën e koncertit

By GAZETA SCANNER 1

April 09, 2024

Këngëtari Robert Berisha vendosi mbrëmë (e hënë) të ndërpriste garën në “Ferma VIP”, duke lënë shtëpinë.

Roberti u shpreh se arsyeja e largimit ishte vajza e tij, Renne, pasi e kishte marrë malli për të bijën dhe qëndrimi në garë ishte i vështirë për të.

Për shikuesit dhe fansat e këngëtarit ky vendim që Roberti mori ishte paksa i dyshimtë, pasi këngëtarja Xhensila Myrtezaj bëri një postim në rrjete sociale.

Në Instagram, ajo ka publikuar një baner, ku tregonte datën e koncertit të saj të radhës. Ajo që ra në sy ishte fakti që me 13 prill, ajo do të ishte në koncert së bashku me Robert Berishën.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Roberti: Nuk ka ndodhur asnjëherë që unë t’i anuloj angazhimet e mia. Arsyeja e vetme që po e lë shtëpinë është Renne. Unë i kam pasur shumë ditët e vështira këtu në fermë. E kam të pamundur, kam menduar që jam më i fortë. Kam pesë vite që nuk jetoj me të, nuk e shoh kur bie të fle dhe nuk e shoh kur zgjohet, e shoh gjatë ditës, një orë ose dy, është e vështirë për mua. Për një koncert nuk po dal, por vetëm për vajzën.

“Këta kur të vinë në Kosovë e kanë një derë të hapur e kanë një vëlla. Kështu që nuk dua t’i mërzis këta më shumë as veten, ditët e fundit kam qenë shumë i mërzitur, prandaj nuk ia dal dot”, tha Roberti.

Më tutje ai tha: “Kur unë e jap fjalën diku unë e mbaj. Nuk kisha pasur qejf të ndodhte nëse bëhet fjalë për ndonjë event familjar, por ai koncert mbahet edhe pa mua”.