19.5 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

Po kundërshtojnë në mënyrë fallse mbajtjen e Referendumit të Serbisë për serbët e Kosovës

- Advertisement -

Shkruan: Kimete Berisha

Janë duke e ‘kundërshtuar’ në mënyrë fallse mbajtjen e Referendumit të Serbisë për serbët e Kosovës (të cilët i kanë dy nënshtetësi).

Trojka: qeveria e Kosovës (me Presidenten dhe Kryekuvendarin), po duken si karikatura që kategorikisht po refuzojnë ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, në të cilën Kosova përfshihet si pjesë e Serbisë.

Nga ky këndi ku po shikoj unë, po duket se Kosova nuk po i lejon serbët ta ndryshojnë realitetin ‘e keq’ për neve,
anipse ata do ta bëjnë të veten, do të votojnë për ndryshimet e tyre kushtetuese, i kundërshtove s’i kundërshtive ti.

Në mahallën e boshnjakëve, buzë Ibrit, ekziston ndërtesa (që po renovohet) me mbishkrimin Republika e Serbisë, e cila e konsideron shtetin e Kosovës, si pjesë të Serbisë.

Në pjesën veriore të Mitrovicës ekziston Universiteti (me ngjyrë portokalli ose pembe), paralel i Prishtinës, dhe asgjë-askujt, as s’jemi më shumë, as pak më shtet.

Vetura pa regjistrim e me regjistrim të qyteteve të Serbisë dhe të ‘Kosovës e Metohisë’ i ke gjthandej tek Ura e Ibrit.

Qeveria e Kosovës, ua paguan serbëve rrymën me paret tona, dhe reduktimet vlejnë veç për shqiptarët.

Dhjetëra paramilitarë serbë e roja të Urës marrin rroga nga qeveria e Kosovës, pa dal në punë kurrë.

Nxënësit serbë në shkollat e Kosovës e mësojnë një histori krejt tjetër (të rrejshme) për Kosovën.

Qeveria e Kurtit nuk ka vendosur reciprocitet me Serbinë…hiç, për asgjë….
e tash, përnjëherë po e ‘lusin’ Kryeministrin shtetet më të fuqishme të botës, të bëj diçka ‘që nuk bëhet’!

Është njësoj:
Si votoi serbi i Kosovës brenda zyrës së OSBE-së,
si votoi në natyrë të hapur, në sokak, në shkollë, apo me postë – njësoj është.

Kryesore qeveria e Kosovës po e lejon mbajtjen e Referendumit të Serbisë në Kosovë.

Plus lejimin e Referendumit po ua shesin si ‘kundërshtim’!

Lejimi i votimit online ose me postë,
kryeministrit Kurti i duket më pak ‘tradhti’, i duket ‘tradhti digjitale’,
kurse lejimi i votimit klasik me letër në kuti, i duket ‘tradhti klasike’, aso tradhtie me mantela të zi deri te zogu i këmbës e me sheshira.

Posta (si objekt) është në Kosovë,
OSBE me zyre është në Kosovë,
Zyra ndërlidhëse e Serbisë është në Kosovë,
serbët janë në Kosovë,
pra është njësoj, si votuan ‘tinëz’, brenda objekteve të Kosovës, si votuan publikisht.

Për Trojkën është me rëndësi mos m’u pa e vërteta.

A prish punë që serbët me votu me kry n’dritare, n’ballkon të soliterit, as n’tokë, as n’qiell….

Nxënësi serb në Kosovë, në shkollë, e mëson një histori antishqiptare,
kurse prindi i tij në të njejtën shkollë ndalohet të votojë ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë (por lejohet online dhe ‘tinëz’ në OSBE ose në Zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë). !

Kush ua ha juve këtë fall, përveç opozitës.

P.S.

  1. Ramushin pyete:
  • Qysh duhet me luftu e me dal i gjallë nga lufta;
  • Qysh m’u bë milioner e mos me
    punu kurgjë;
  • Qysh me qenë ‘i dyshimtë’, e kurrë mos me pas faj!
  1. Lumirin pyete:
    ‘Kah po gjendesh kështu kohëve të fundit dhe me çfarë shamponi i lanë flokët’;
  2. Memlit tregoji se:
    ‘Gjykata Kushtetuese nuk e ka ndaluar PDK-në ta përmendin Hashim Thaçin e Kadri Veselin….
    Mos u tut.
    Nuk është rrezik. Përmendi najherë e jo veç kur kanë raste vdekjesh.
    Mund t’i duash edhe ‘njerëzit e gabuar’….
    Mos prit të shpallen të pafajshēm për t’i dashur përsëri!

Duke e mohuar të kaluarën (me heshtje), nuk rikrijohesh.
Harrohesh!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit