Lajme

“Po kaloj periudhen e ndarjes…e deshta fortë”, deputetja e LDK-së jep edhe këshilla jashtëparlamentare

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2023

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica, është aktive në rrjetet sociale ku poston fotografi dhe ndanë me ndjekësit aktivitetet e saj.

Ajo në profilin e saj në “Instagram” ka hapur një pyetësor ku po ndante më shumë nga jeta e saj.

Ajo po i jepte këshilla ndjekësve të cilët po i parashtronin pyetje të ndryshme si cila është kënga e saj e preferuar, çfarë këshilla do jepte studentëve.

Por, një pyetje që ka çuditur ishte një vajzë që po i kërkonte këshilla për ta përballuar ndarjen nga i dashuri.

Ajo iu përgjigj duke i thënë që të beson në vete dhe në fuqinë e saj.

“Do të doja shumë të kem aftësine të tè këshilloj për këtë gjë, megjithëse mund të mos jem personi i duhur, e as kjo platforma e duhur! Jam e bindur që ke shumë njerëz rreth vetes që të duan dhe vlerësojnë për atë që je. Ajo që mund ta them, dhe shpresoj shumë të të shërbej edhe ty, është ajo që më ka shërbyer mua gjithmonë kur kam menduar që po tejkaloj periudha të vështira : Beso në vete! Jeta të servon vështirësi që të arrish ku duhet, e që mund të mos jetë domosdoshmërisht ajo që ti sot mendon që është më e mira për ty” , shkroi ajo.