Studiuesi Agon Maliqi ka ironizuar me anëtarësimet e komunave veriore të banuara me shumicë serbe e të udhëhequra nga kryetarë legalë (ndonëse jo legjitimë) shqiptarë në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Për Maliqin, këto anëtarësime do të hynë në histori si “një prej episodeve më qesharake të kësaj çmendurie kolektive të Kosovës”.
Reagimi i Maliqit:
“Përndryshe, në analet e historisë, një prej episodeve më qesharake të kësaj çmendurie kolektive të Kosovës kanë me qenë këto anëtarësimet e komunave të veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës – një OJQ që në regjistrat e shtetit del si e themeluar nga qytetari Lutfi Haziri dhe disa të tjerë. A këndej këtyne kryetarëve me gjasë po ju duket si njëfarë heroizmi, si me qenë delegatë të Kuvendit të Kosovës tu e shpallë Kushtetutën e Kaçanikut”.