Lulzim Hetemi, kryetar i Leposaviqit, është raportuar se ka mbetur i ngujuar në objektin e kësaj komune. Në një prononcim për Albanian Post, z. Hetemi ka treguar për gjendjen e tij.
Ai ka thënë se kurrë më mirë s’ka qenë me shëndet.
“Kurrë më mirë s’kam qenë. Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë.” – theksoi ai për Albanian Post.
Tutje, ai ka thënë se po ha bukë sikurse në hotel.
“Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin… “Unë sonte muj me dalë, nesër muj me dalë, nuk e kam problem. Ta shohim situatën se si po zhvillohet jashtë e në Prishtinë e pastaj veprojmë.” – shtoi Hetemi.