Sport

“Po ecte me qenin e tij” – Detaje se si u godit me thikë babai i Yamal në një parking në Barcelonë

By GAZETA SCANNER 1

August 15, 2024

Babai i futbollistit 17-vjeçar spanjoll Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, raportohet se është goditur disa herë me thikë.

Sipas gazetës spanjolle “La Vanguardia”, 36-vjeçari, u sulmua në një parking makinash në qytetin spanjoll Mataro, 30 kilometra larg Barcelonës, ku Yamal u rrit.

Gjendja e tij shëndetësore thuhet të jetë e rëndë, raporton gazeta spanjolle, duke cituar burime zyrtare në kushte anonimiteti. Ka pasur edhe arrestime, por pa dhënë shumë detaje. Sipas dëshmitarëve, babai i Yamalit ishte rrethuar nga një grup burrash ndërsa ai ecte me qenin e tij. Pas një debati të ashpër, ai u godit me thikë.