Mesfushori francez, Eduardo Camavinga ka ngjallur interesin e një numri të skuadrave të nivelit të lartë. Në fakt, ka një klub që është treguar i gatshëm të paguajë 110 milionë euro për të fituar shërbimet e 21-vjeçarit.
Camavinga është një nga lojtarët e së ardhmes te Real Madrid, me drejtuesit e klubit të cilët e konsiderojnë atë të paprekshëm. Performanca e tij fantastike në fushë dhe pozicionet e ndryshme që ai mund të luaj, kanë bërë klubet e mëdha të shfaqin një interes të jashtëzakonshëm.
Sipas “Defensa Central”, Arsenal ka qenë klubi i parë që ka shfaqur një interes konkret, ku madje pretendohet se “Topçinjtë” kanë bërë dhe një ofertë në drejtim të Real Madrid për shërbimet e francezit.
Plot 110 milionë euro kanë qenë në tavolinën e Real Madrid, por që drejtuesit e “Los Blancos” thuhet ta kenë refuzuar pasi Camavinga cilësohet si një i paprekshëm dhe pikë kyçe në skuadër.