Botë

Plas skandali diplomatik Serbi-Ukrainë

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandr Oleksandroviq shprehu besimin se askush nga autoritetet serbe nuk do të takohet me delegacionin e përfaqësuesve të Krimesë, i cili po zhvillon një vizitë në Beograd si pjesë e delegacionit të Dumës ruse. Oleksandroviq kujtoi se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe se Serbia dhe Ukraina janë vende miqësore.

“Serbia nuk e njeh Krimenë, pasi Ukraina nuk e njeh Kosovën. Dy vendet tona janë miqësore dhe shpresoj se nuk do të ketë provokime të tilla në të ardhmen në kurriz të Serbisë dhe Ukrainës,” tha Oleksandrovich për Radion Evropa e Lirë.

Delegacioni rus në të cilin bënë pjesë nën-kryetarja i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dumës, njëkohësisht deputete nga Krimea, Natalia Poklonskaja dhe zëvendës- kryeministri i Këshillit të ministrave të Krimesë dhe njëkohësisht përfaqësues i përhershëm i presidentit rus për Krimenë, Georgi Muradov, vizituan dje Parlamentin serb, ku ata, së bashku me drejtuesin e partisë ultranacionaliste Dveri, Boshko Obradoviq, u fotografuan pranë flamurit të Krimesë që ata e sollën si dhuratë.

Oleksandroviq dënoi vizitën e Poklonskaja dhe Muradov në Serbi, kryesisht për shkak të aktiviteteve të tyre lidhur me aneksimin e Krimesë.

“Nga njëra anë, ne jemi të kënaqur që asnjë nga zyrtarët serbë nuk u takua me përfaqësuesit e të ashtuquajturës Republika e Krimesë”, tha ai duke e heshtur faktin që ky delegacion u takua me deputet serbë në hapësirat e kuvendit serb. /REL, Gazetascanner/