Borussia Dortmundi pa dyshim e ka fituar afatin kalimtar të janarit kur transferoi në formë huazimi ish-lojtarin e vet, Jadon Sanchon, dhe mbrojtësin e Chelseas, Ian Maatsen.
Që të dy kanë qenë pjesë vitale e arritjes së Bletave në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ndërkaq, drejtori sportiv i klubit, Sebastian Kehl, e ka shprehur interesimin që t’i transferojë që të dy.
“Ata janë në kontrata me klubet e tyre andaj kjo do të thotë që ne, në një kohë të caktuar, do të kontaktojmë me ta për ta parë nëse është e mundur apo jo [që t’i transferojmë]”, ka thënë Kehli për TNT Sports.
“E di që lojtarët janë të mirëseardhur te Dortmundi, dhe ndihen si në shtëpi, e posaçërisht Sanchoja i cili e njeh klubin tonë shumë mirë”.