Lajme

Plagosja në Pejë, i dyshuari mbrohet në heshtje

By GAZETA SCANNER 1

May 24, 2024

I dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë, është mbrojtur në heshtje.

Kështu tha prokurori i rastit Ersan Qavolli, në një përgjigje për Klankosova.tv.

Është e vërtetë që (i dyshuari) ka të kaluar kriminale. Në këto rrethana kemi parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit. Është mbrojtur në heshtje në deklaratën në polici“, u shpreh Qavolli.

Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”. Viktimat janë familjarë mes vete.