Një person është plagosur me armë zjarri në Skenderaj të mërkurën në mbrëmje.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
Ai për të tëvë1.info ka thënë se një i dyshuar për këtë rast është arrestuar të cilit i është sekuestruar një pistoletë.
“Rreth orës 20:30, Policia në Skenderaj ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë, hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, ka thënë Zahiti.