Lajme

Plagoset aksidentalisht një zyrtare policore në Prishtinë

By GAZETA SCANNER 1

October 11, 2024

Një oficere policore është plagosur aksidentalisht nga një koleg i tij në vendin e punës të premten në Prishtinë, raporton Paparaci.

Paparaci ka marrë vesh se incidenti ka ndodhur brenda Stacionit Policor Jugu në kryeqytet të premten në mëngjes.

E kontaktuar nga mediumi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se Inspektorati Policor merret me rastin.

Mediumi ka provuar të kontaktojë sot me Arbër Bekën, zëdhënësin e IPK-së, megjithatë kontakti me të përmes telefonit nuk ka qenë i mundur.