Katër persona janë plagosur në fshatin Lupq të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme…”-tha ajo.
Ahmeti i ka thënë Periskopit se tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa njëri me armë të ftohtë, (thikë).
“…Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.”– thuhet në komunikatë.