Sport

Pjesa e parë përfundon me epërsi të Rumanisë

By GAZETA SCANNER 1

September 06, 2024

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Rumanisë, me takimin që po luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Rumania po avanson 1-0 pas 45 minutëshit të parë në “Fadil Vokrri”.

Golin për rumunët e shënoi Dennis Man në minutën e 40-të.

Kosova nuk pati asnjë rast tjetër gjatë kësaj pjese, derisa Rumania e goditi edhe një shtyllë pas golit të shënuar.